Fjalë Kyçe

“Gjëja më e tmerrshme që kam përjetuar”, Beatrix rrëfen çfarë i ndodhi mbrëmë

“Gjëja më e tmerrshme që kam përjetuar”, Beatrix rrëfen çfarë i ndodhi mbrëmë

Beatrix Ramosaj ka habitur të gjithë me një postim që bëri së fundi në Instagram.

Beatrix Ramosaj përmes një postimi në Instagram, ka rrëfyer eksperiencën e pakëndshme që përjetoi mbrëmë, shkruan lajmi.net.Ajo përjetoi fenomenin që i ndodhë shumëkujt në gjumë, e që quhet paralizë e gjumit, që është paaftësia për të lëvizur apo folur ani pse jemi zgjuar, pra truri jonë është zgjuar kurse trupi jo.

“Kam përjetuar paralizë në gjumë, mbrëmjen që shkoi për herë të dytë në jetën time dhe është gjëja më e tmerrshme që kam provuar ndonjëherë. Kjo gjë nuk është shaka. Nisa të dëgjoja zëra dhe nuk mund të bërtisja apo të lëvizja trupin, përveç syve. Isha shumë e frikësuar dhe e kisha të vështirë të kthehesha në shtrat për të fjetur sërish”, ka shkruar Beatrix.