Fjalë Kyçe

Gold AG: Jeta ime është histori

Gold AG: Jeta ime është histori

Gold AG së fundi ka komentuar këngën që ia kushtuar Ushtrisë së Kosovës.

Gold AG ka qenë i ftuar së fundi në një intervistë për “Zonë e Lirë”, ku ndër të tjera ka folur rreth projektit të fundit, të cilin e solli në duet me Kastriot Tushën, shkruan lajmi.net.

Bëhet fjalë për këngën “Ushtria e Kosovës”, e cila i kushtohet pikërisht Ushtrisë, për të cilën gjë reperi shprehet krenar.

“Unë gëzohem që këngët e mia do të mbeten histori për brezat që vijnë dhe për gjeneratat e reja, për fëmijët që nuk i mësoj për devijim, për rrugë të ndryshme, qoftë me narkotik, qoftë me lëndë të tjera, qoftë me vrasje”, tha ndër të tjera Goldi.

Ndërsa, në mbishkrimin që i la videos në Instagram ai shkruan “JETA JEM OSHT HISTORI 🔥”.

https://www.instagram.com/p/BrzpJ_hgNhC/?utm_source=ig_embed