Fjalë Kyçe

Harry dhe Meghan pritet të zhvendosen në Afrikë për tre vjet

Harry dhe Meghan pritet të zhvendosen në Afrikë për tre vjet

Harry dhe Meghan pritet të zhvendosen në Afrikë me një mision bamirësie që zgjat tre vjet, pas lindjes së fëmijës së tyre.

Meghan Markle dhe Princi Harry mund të zhvendosen në Afrikë për dy deri në tre vjet për një projekt ndërkombëtar.

Çiftit mbretëror, të cilët presin fëmijën e tyre të parë në ditët e ardhshme, do t’u jepet një rol që përfshin Komonuelthin, punën bamirëse dhe promovimin e Britanisë pas lindjes së fëmijës së tyre të parë.

Planet thuhet se janë hartuar nga David Manning, ish-ambasadori britanik në SHBA dhe Lord Geidt, ish sekretari privat i Mbretëreshës.

Edhe pse kjo gjë nuk vendoset deri në vitin e ardhshëm, ka gjasa që roli ka gjasa të jetë në Afrikë për shkak të lidhjeve të çiftit me atë vend.