Fjalë Kyçe

Ilir Berani rrëfen për të vërtetën e debatit mes Shyhrete Behlulit dhe Motrave Mustafa. Ja kush ka të drejtë

Ilir Berani rrëfen për të vërtetën e debatit mes Shyhrete Behlulit dhe Motrave Mustafa. Ja kush ka të drejtë

Tekstshkruesi dhe krijuesi i shumë hiteve, Ilir Berani, është bashkëpunëtor i afërt me një pjesë të mirë të këngëtarëve më të afirmuar të skenës muzikore shqiptare.

Një numër i madh këngësh që kanë fituar epitetin e hitit, mbajnë vulën e Beranit, i cili së fundi krijoi këngën e shumë përfolur “Qikat e nanës”, kënduar nga Motrat Mustafa.

Kjo këngë si fabul ka falënderimin e Motrave Mustafa ndaj nënës së tyre, që siç thuhet në këngë, i ka rritur me mund e sakrificë.

Ende pa e parë dritën ky projekt, u ndez një diskutim i gjerë, ku Sahide Mustafa e akuzoj publikisht kolegen e bashkëvendasen, Shyhrete Behluli, për kopjimin e idesë, pasi Behluli e editoj me videoklip një këngë për nënën e saj, e ku protagoniste në video ishte edhe e ëma e këngëtares.

Sipas Sahides, ajo ia kishte rrëfyer këtë projekt në intimitet Shyhretes, e cila ka reaguar me të shpejtë duke e përvetësuar idenë, shkruan “Kosovarja”.

Në anën tjetër, këngëtarja e njohur Shyhrete Behluli e mohon një gjë të tillë dhe thotë se të gjithë mund ti këndojnë nënave dhe se secila nënë shqiptare e ka thuajse të njëjtën histori.

Debati, kundërthëniet dhe “shtyrja” publike mes “bilbilave” të Mushtishtit po vazhdon. Siç duket “dada” e madhe i ka zhgënjyer keq motrat Muatafa.

Por, çka thotë krijuesi i këngës “Qikat e nanës”? Kur është porositur kjo këngë dhe detaje të tjera me rëndësi, i rrëfen për revistën “Kosovarja”, vetë Ilir Berani, i cili deri më tash nuk është involvuar në këtë çështje, duke mbajtur distancën për të cilën edhe njihet. Fundja, ai është bashkëpunëtor e mik i vjetër i të dyja palëve.

Ilir Berani thotë:

Kënga është porositur në shtator 2018. Meqenëse ishte koha kur kërkoheshin më shumë këngët ritmike (në prag të festave) u kam propozuar shoqërisht që realizimin e këngës ta shtynin pas vitit të ri. Jemi pajtuar bashkërisht dhe këngën e realizuam në vitin 2019″.

Berani tutje tregon se Sahidja e Safetja asaj kohe i kanë treguar që edhe nëna e tyre do të marrë pjesë në videoklip, e madje edhe do të këndoj diçka.

“Më treguan dhe i përgëzova për idenë, pasi më pëlqej dhe mu duk mjaftë origjinale”, shprehet bashkëpunëtori i afërt i këngëtareve, Ilir Berani, i cili edhe e mbyll këtë debat.