Fjalë Kyçe

Kjo është dilema që ka Elita Rudi, kërkon ndihmë nga ndjekësit

Kjo është dilema që ka Elita Rudi, kërkon ndihmë nga ndjekësit

Tendenca për tu dukur bukur dhe unike, po bën që femrat e estradës të bëjnë ndryshime drastike në pamjen e tyre.

Po mjafton që dikush t’ia nis e para, të tjerat pastaj nuk po e kanë problem ta praktikojnë atë, apo ndonjë stil tjetër, shkruan “Kosovarja”.

Dafina Zeqiri, Ryva Kajtazi, Kida, Fifi, Majlinda Zeka janë femrat e fundit që kanë bërë ndryshime të mëdha, kryesisht në stilin e flokëve, e që ua ka tjetërsuar pamjen.

E kësaj rruge po mendon t’ia mësyej edhe moderatorja Elita Rudi, e cila ndonëse është akoma në dilemë.

Ajo ka publikuar në një storie në Instagram flokët e gjata dhe të bukura, e që i pyet ndjekësit se a duhet t’i presë apo jo.

Moderatorja iu ka dhënë mundësinë ti ndihmoni që të vendos përmes përgjigjeve të juaja në Instagram.

Ndryshe, Elita veçohet për stilin dhe elegancën e saj, e cila veç se është zbukuar nga koha që është bërë nënë.

Ajo përkohësisht po qëndron larg ekranit, kurse për publikun ka zbuluar se do të rikthehet prap në vjeshtë.