Fjalë Kyçe

Ky këngëtar i njohur ishte shoku i Gilit?

Ky këngëtar i njohur ishte shoku i Gilit?

Quhet Fevzije Konushevci-Berani, por shumë pak e njohin me këtë emër.

Famën dhe suksesin e arriti me nofkën simpatike Gili, për dekada me radhë, shkruan “Kosovarja”.

Gili është ndër këngëtare që i qëndroi besnike prej fillimit të karrierës zhanrit të muzikës, stilit të veshjes si dhe ngjysë së flokëve.

Në gjithë karrierën e saj muzikore, është e vetmja këngëtare që nuk e ka ndryshuar asnjëherë ngjyren e flokëve.

Por pavarësisht kësaj ajo gjithmonë është paraqitur elegante e plotë sharm.

Këngëtarja është e martuar me tekstshkuresin, Ilir Berani, të cilët janë prindër të dy djemve.

I dijmë të gjitha këto, por sa e njohim Gilin si adoleshente, me kë është shoqëruar apo kush kanë qenë ata me të cilët ka kaluar kohë të gjatë në atë periudhë.

Këngëtari i njohur Shkumbin Kryeziu, është njëri nga shokët e Gilit në atë kohë.

Dhe sot Gili e Shkumbini janë takuar bashkë duke i kujtuar kohët e vjetra.

“Me shoqen time të gjeneratës së artë Gilin”, ka shkruar ai pranë fotografisë në Instagram.