Fjalë Kyçe

Ky veprim i Remzies po e bën krenare Gëzimen (Video)

Ky veprim i Remzies po e bën krenare Gëzimen (Video)

Në shumicën e rasteve jemi mësuar që vetëm vjehrrat të krenohen me nuset e tyre dhe të flasin fjalë të mira për to.

Ndërsa të flitet veçanërisht për to nga ana e nuseve shumë pak janë parë raste të tilla e janë dëgjuar, mirëpo janë disa prej tyre që me plot ëndje dhe dëshirë shfaqin respektin dhe krenarinë që ndjejnë kundrejt vjehrrave të tyre, shkruan Kosovarja.

E tillë po na del të jetë Gëzimja, e cila përveç që ia kënaq zemrën Remzies me respektimin e traditave dhe të veshjeve kombëtare, tani po flet fjalë të mëdha e të bukura për të.

E gjithë kjo u pa në momentin që Remzia na u prezantua me njërën nga hitet e saj duke e kënduar live, ndërsa ishte Gëzimja ajo që kishte thënë për të vjehrrën se nuk është kot e madhe.

Epo sa mirë apo jo? Sigurisht, që nuk ka gjë më të bekuar dhe më të shenjtë e cila përpara gjithë atyre fansave që numëron me vite Remzia, tani ka fituar fansen më të veçantë.