Fjalë Kyçe

Loredana rrezikon të dëbohet nga Zvicra në rast se dënohet

Loredana rrezikon të dëbohet nga Zvicra në rast se dënohet

Sipas një artikulli të një mediumi zviceran, Loredana rrezikon të dëbohet në rast se dënohet.

Reperja Loredana po akuzohet si e dyshuar për marrjen e 700.000 frangave nga një çift nga Valais, shkruan 20minuten, transmeton lajmi.net.

Sipas mediumit zviceran, ajo mund mund të dënohet deri në pesë vjet burgim ose me gjobë.

Në rast se dënohet për mashtrim, ajo nuk mund të qëndrojë në Zvicër. Neni i prokurimit përcakton se në raste të tilla, gjykata e detyron një person të huaj të dëbohet nga shteti.

Megjithëse Loredana u rritë në Emmenbrücke në Lucern dhe u shkollua atje, ajo ka vetëm shtetësinë kosovare. Kjo konfirmohet edhe nga prokurori publik i kantonit të Lucernit.

Një hulumtim i “20minuten” tregon se reperja dikur dëshironte të bëhej zvicerane. Në fund të vitit 2013 ajo kishte aplikuar për shtetësi, por aplikimi me sa duket i ishte refuzuar.

Komuna nuk ka dashur të komentojë për këtë rast për shkak të privatësisë.