Fjalë Kyçe

Luana Vjollca kapet ‘mat’ me të dashurin |PAMJE

Luana Vjollca kapet ‘mat’ me të dashurin |PAMJE

Prej disa ditësh moderatorja e njohur Luana Vjollca është në Venecia ku dhe po kalon disa ditë pushimi. Në postimet e ndryshme në Instagram,ajo tregoi se ishte e shoqëruar nga motra e saj Marina dhe reperi Getoar Selimi, mirëpo siç duket me ta ka qenë edhe dikush tjetër, transmeton Gazeta Metro.

Mirëpo, së fundmi është zbuluar se së bashku me çiftin e njohur dhe Luanën është edhe i dashuri i kësaj të dytës Krenar Çoçaj.

Në disa foto të siguruara nga ‘Iconstyle.al’, Luana shihet teksa ndodhet duke pritur në një prej ndërtesave historike të Venecias së bashku me Krenarin, Marinën dhe Getoarin.

Siç dihet çifti ka më shumë se tre vite bashkë, mirëpo ende nuk e kanë bërë lidhjen publike pavarësisht se në media qarkullojnë foto të tyre së bashku.