Fjalë Kyçe

Motrat Dreshaj i kanë mahnitur të gjithë në dasmën e vëllait

Motrat Dreshaj i kanë mahnitur të gjithë në dasmën e vëllait

Është martuar vëllai i motrave Dreshaj.

Arbër Dreshaj, vëllai i këngëtares dhe modeles së mirënjohur, Afërdita Dreshaj, i dha fund beqarisë.

Për çiftin e ri u organizua një dasmë madhështore, që rrëmbeu vëmendjen e mediave rozë.

Afërdita publikoi një fotografi të bukur familjare, ku të gjithë duken për mrekulli.

Me këtë fotografi të veçantë, ajo i uroi martesën vëllait të saj. “Vëllai jonë u rrit dhe u martua! Urime për dritën e syve tanë dhe për kunatën tonë.. ne ju duam shumë”, shkroi ajo krahas fotografisë.

Të dy motrat Dreshaj zgjodhën fustana të njejtë për dasmën e vëllait të tyre, në të cilët u dukën mjaft tërheqëse, transmeton rtv21.

Pranë modeles shihet edhe bashkëshorti i saj, hokeisti çek, Jakub Kindl.

Kujtojmë se Afërdita dhe Jakubi janë martuar më 29 qershor të vitit 2018.