Fjalë Kyçe

Një tur muzikor në nder të Whitney Houston

Një tur muzikor në nder të Whitney Houston

Prej rreth 7 vitesh këngëtarja e njohur Whitney Houston është ndarë nga jeta. Megjithatë në nder të saj është duke u organizuar një tur muzikor, ku ajo do të shfaqet në skenë, përmes hologrameve.
Në këtë tur do të jenë hitet më të njohura nga Houston ndër vite. Turi do të udhëhiqet nga banda dhe vëllai i saj, të cilët e kanë shoqëruar atë në çdo koncert kur ishte gjallë.

Fansat e këngëtares janë në pritje të publikimit të datave të turit.
Këngëtarja e njohur ndërroi jetë në moshën 48-vjeçare. Ajo u gjet e zhytur në tualetin e një hoteli në Los Angeles, në prag të ceremonisë të “Çmimeve Grammy” më 11 shkurt të 2012-s.