Fjalë Kyçe

Publikohet video, gjithçka që ndodhi në dasmën e Gresa Behlulit

Publikohet video, gjithçka që ndodhi në dasmën e Gresa Behlulit

Të shtunën, këngëtarja Gresa Behluli festoi natën e madhe të dasmës me bashkëshortin, Lulzimin.

Hyrja e çiftit në sallën madhështore u përcoll me “Këngën e bylbylit” nga Jusuf Gervalla e kënduar nga vet Gresa.

Për ta bërë këtë natë edhe më të veçantë, në performim iu bashkua edhe nëna e saj, këngëtarja e madhe shqiptare Shkurte Fejza.

Kënga e tyre “Nana përcjell vajzën” e cila u performua për herë te parë i preku të pranishmit me tekstin e dhimbshëm të ndarjes së vajzës nga familja me rastin e martesës.