Fjalë Kyçe

“Tayna nuk bën rep, por reciton vjersha”

“Tayna nuk bën rep, por reciton vjersha”

Megjithëse Tayna është një ndër reperet më të suksesshme në një kohë kaq të shkurtër fame, të shumta janë ‘rivalet’ e saj në muzikë që s’kanë ndërmend ta lënë rehat.

Të gjithë kemi dëgjuar herë pas here për thumbimet e Rinës, Melindës, Gjirës apo Arta Bajramit kundrejt Tayna-s, mirëpo kjo e fundit ka preferuar të qëndrojë në heshtje e të shohë punën e saj.

Tre ditë më parë, Tayna publikoi një video ku këndonte freestyle dhe mori mijëra klikime në Youtube, mirëpo reperja Arta Bajrami ka pasur diçka për të thënë edhe këtë herë.

Ajo publikoi në InstaStory një status ku thumbonte freestyle-in e Taynas, duke e quajtur thjesht “mësimin e një veshje përmendësh”.

“Freestyle? Me msu vjershën përmendësh freestyle. Noo.”- shkruan Arta në postim, ndërsa ende nuk kemi një reagim nga Tayna.