Fjalë Kyçe

Ky është parashikimi i motit për pesë ditët e ardhshme

Ky është parashikimi i motit për pesë ditët e ardhshme

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës ka njoftuar se në pesë ditët e ardhshme në Kosovë pritet të mbajë mot i ndryshueshëm, me vranësira, reshje shiu e intervale me diell.

Reshjet do të jenë të theksuara në ditën e hënë, ndërsa më tej pritet të ketë vetëm riga të izoluara shiu në territore të kufizuara.

Temperaturat minimale parashihet të lëvizin mes 2 dhe 6 gradë Celsius, ndërsa maksimalet mes 12 dhe 17 gradë Celsius.