Fjalë Kyçe

Mot me diell dhe vranësira gjatë dy ditëve të ardhshme

Mot me diell dhe vranësira gjatë dy ditëve të ardhshme

Gjatë dy ditëve të ardhshme vendi ynë do të vazhdojë të mbetet nën ndikimin e masave të ajrit me presion të ndryshueshëm atmosferik.

Në këto kushte do të mbajë mot me diell dhe vranësira të çrregullta, të cilat vende-vende kanë mundësi të shoqërohen me reshje të dobëta dhe të izoluar shiu.

Sipas Institutit Hiderometerologjik të Kosovës, kjo situatë e krijuar barike mund të sjellë edhe shkarkime rrufesh nëpër disa zona, kryesisht përreth zonave të larta.

Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 2-9 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 18 – 23 gradë Celsius. Do të fryjë erë kryesisht nga juglindja me shpejtësi 1-6m/s.