Fjalë Kyçe

Parashikimi i motit për nesër, temperaturat deri në 24 gradë

Parashikimi i motit për nesër, temperaturat deri në 24 gradë

Dita e nesërme do të karakterizohet me mot të qëndrueshëm, kryesisht me diell dhe vranësira të pakta rrëzë relievit malor.

Sipas Institutit Hiderometerologjik të Kosovës, temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 4-6 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 18-24 gradë Celsius.

“Do të fryjë erë e lehtë deri mesatare nga drejtimi i juglindjes.”, thuhet në njoftimin e IHMK-së.