Instituti Hidrometeorolgjik ka njoftuar se në fundjave në vendin tonë do të mbajë mot me diell. Në ditën e sotme priten edhe reshje të dobëta shiu.
Sipas IHMK-së, temperaturat minimale parashihen të rriten, por që maksimalet e ditës do të jenë afërsisht të ngjashme me ditët e fundit, shkruan Gazeta Alo.
Minimalet parashihen të lëvizin ndërmjet 5-9 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 17-19 gradë Celsius.
Do të fryjë erë nga veriu dhe jugperëndimi, shpejtësia maksimale e së cilës mund të arrijë deri 10m/s.
Java e ardhshme parashihet të jetë me kushte tjera meteorologjike, erëra, reshje dhe ulje të temperaturave./Gazeta Alo/