Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës ka njoftuar se sot në vendin tonë do të mbajë mot me diell dhe vranësira të shpërndara, të cilat do ti takojnë stadit të mesëm të troposferës.
Sipas IHMK-së, në fushat barike dhe termike do të ketë rritje të ndjeshme.
Temperaturat pritet të lëvizin mes -1 e deri 10 gradë Celsius.
“Temperaturat minimale parashihen të lëvizin ndërmjet -1 deri 0 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihet të lëvizin ndërmjet 8-10 gradë Celsius. Do të fryjë erë nga drejtimi i juglindjes me shpejtësi 1-6m/s”, thuhet në njoftim./Gazeta Alo/