Fjalë Kyçe

Parashikimi i motit, këto janë temperaturat për ditën e sotme

Parashikimi i motit, këto janë temperaturat për ditën e sotme

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës ka bërë të ditur se sot në vendin tonë temperaturat minimale parashihen të lëvizin ndërmjet 0 deri 2 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 6-9 gradë Celsius.

IHMK njofton se kryesisht do të mbajë mot i vranët dhe vende-vende me riga lokale shiu, kryesisht në Dukagjin.

“Do të mbajë mot kryesisht i vranët dhe vende-vende me riga shiu, kryesisht në Dukagjin. Pjesa tjetër e territorit mbetet nën ndikimin e vranësirave kalimtare. Temperaturat minimale parashihen të lëvizin ndërmjet 0 deri 2 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 6-9 gradë Celsius.

Shtypja atmosferike shënon rritje, dukshëm mbi vlerat e normales.

“Do të fryjë erë nga drejtimet e ndryshme me shpejtësi deri 6m/s”, thuhet në njoftimin e IHMK-së./Gazeta Alo/