Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës ka njoftuar se sot mbi vendin tonë do të mbajë mot kryesisht i vranët.
Ndërsa, Podujeva me rrethinë paraqitet ndër vendet më të ftohta gjatë ditës së premte, ku minimalet do të regjistrohen -1 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës do të arrijnë deri në 2 gradë Celsius, kurse qyteti i Gjilanit dhe i Prizrenit parashihet ti regjistrojnë temperaturat më të larta deri në 6 gradë Celsius.
Sipas IHMK-së, vendet tjera do ti regjistrojnë temperaturat nga 3-5 gradë Celsius maksimalet, ndërsa minimalet në gjithë territorin parashihen të lëvizin ndërmjet -2 deri 0 gradë Celsius, shkruan Gazeta Alo.
Reshje shiu nuk parashikohen, megjithatë gjatë natës priten riga të dobëta në Pejë dhe në pjesën e dytë të ditës, riga të dobëta shiu pritet të ketë në Mitrovicë. Kjo situatë e ndryshueshme meteorologjike vie si pasojë e shtrirjes së vranësirave të ulëta në gjithë territorin tonë, por që aktiviteti i tyre mbetet labil si pasojë e masave të ajrit nga pjesa verilindore dhe veriperëndimore e kontinentit. Do të fryjë erë nga verilindja dhe veriperëndimi me shpejtësi 1-4 m/s./Gazeta Alo/