Fjalë Kyçe

Ky është parashikimi i motit për ditën e sotme

Ky është parashikimi i motit për ditën e sotme

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës ka njoftuar se sot mbi vendin tonë do të mbajë mot me diell dhe vranësira të shpërndara.

Sipas institutit, temperaturat minimale parashihen të lëvizin ndërmjet 5-7 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 20-22 gradë Celsius, transmeton lajmi.net.

“Shtypja atmosferike do të shënoj rënie, nën vlerat e normales. Do të fryjë erë kryesisht nga verilindja me shpejtësi 1-8m/s. Nga dita e diele e tutje, parashihen kushte tjera meteorologjike, rënie të temperaturave dhe reshje shiu”, thuhet në njoftim./Gazeta Alo/