Në vendin tonë nesër do të mbajë mot kryesisht i vranët dhe me reshje shiu, kurse në viset e larta malore parashihet që reshjet e shiut të shoqërohen me borë.
Kjo situatë e krijuar meteorologjike do të ndikoj dukshëm në rënien e temperaturave, kryesisht të atyre maksimaleve për 8-10 gradë Celsius.
Sipas Institutit Hiderometerologjik të Kosovës, temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 3-6 gradë Celsius.
Ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 6-10 gradë Celsius.
Do të fryjë erë kryesisht nga verilindja me shpejtësi 1-6m/s.