Në dy ditët e ardhshme do të mbajë mot i vranët dhe me intervale me diell.
Sipas Institutit Hidermterologjik të Kosovës, vranësirat vende-vende parashihen të shoqërohen me riga shiu (kryesisht ditën e premte).
“Vlerat e temperaturave minimale do të lëvizin ndërmjet 5-8 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 13-19 gradë Celsius. Do të fryjë erë kryesisht nga juglindja me shpejtësi 1-8m/s.”, thuhet në njoftim.
Sasitë e reshjeve të fundit sipas rrjetit të IHMK ishin:
Podujevë 27mm (litër për metër katror)
Malishevë 21mm
Prishtinë 20mm
Junik 18mm
Ferizaj 18mm
Kamenicë 18mm
Shajkoc 18mm
Dragash 15mm
Peja 9mm
Istog 7mm dhe
Tuxhec 7mm.