Dita e nesërme do të karakterizohet me mot të qëndrueshëm, kryesisht me diell dhe vranësira të pakta rrëzë relievit malor.
Sipas Institutit Hiderometerologjik të Kosovës, temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 4-6 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 18-24 gradë Celsius.
“Do të fryjë erë e lehtë deri mesatare nga drejtimi i juglindjes.”, thuhet në njoftimin e IHMK-së.