Fjalë Kyçe

A do të vazhdojnë reshjet e borës? Parashikimi i motit për dy ditët në vijim

A do të vazhdojnë reshjet e borës? Parashikimi i motit për dy ditët në vijim

Pas këtyre reshjeve të shiut dhe borës, vendi ynë do të ndikohet nën ndikimin e kushteve të qëndrueshme meteorologjike.

Sipas Institutit Hiderometerologjik të Kosovë, nuk parashihet të ketë reshje të asnjë forme, pasi kjo situatë me këto elemente aktive meteorologjike ka mundësuar të kemi edhe një cilësi shumë të mirë të ajrit në gjithë territorin e vendit, duke mundësuar kushte të mira biometeorologjike.

“Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet -3 deri -1 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 7-11 gradë Celsius. Do të fryjë erë nga drejtimet e ndryshme e lehtë deri mesatare.”, thuhet në njoftimin e IHMK-së.