Fjalë Kyçe

Befason moti, dje nxehtë ndërsa sot kaq do të jenë temperaturat

Befason moti, dje nxehtë ndërsa sot kaq do të jenë temperaturat

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës ka njoftuar se gjatë vikendit do të ketë mot të ndryshueshëm.

Fushat me presion të ulët atmosferik të cilat kanë përfshirë vendin nuk do të jenë stabile, kështu që gjatë ditës së shtune pritet të ketë zhvillim të vranësirave të cilat vende-vende do të shoqërohen me reshje lokale shiu, shkruan Gazeta Alo.

Sipas këtij institutu edhe në fushat termike do të kemi ndryshim por minimalet priten të mbesin në vlerat pozitive.

Temperaturat minimale parashihen të lëvizin ndërmjet 2-3 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 9-13 gradë Celsius. Do të fryjë erë nga jugu dhe juglindja me shpejtësi 1-7m/s./Gazeta Alo/