Fjalë Kyçe

Befason moti, kaq do të arrijnë temperaturat

Befason moti, kaq do të arrijnë temperaturat

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës ka njoftuar se vendi ynë do të jetë nën ndikimin e masave të ajrit me presion të rritur atmosferik. Në këtë situatë meteorologjike do të mbajë mot me diell dhe pjesërisht i vranët.

Këto masa me origjinë nga jugperëndimi, krahas rritjes së fushave barike ndikimin e tyre do ta kenë edhe në rritjen e fushave termike.

Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 2-4 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 15-18 gradë Celsius.

Kjo situatë e krijuar meteorologjike do të ndikoj edhe në përmirësimin e cilësisë së ajrit. Do të fryjë erë kryesisht nga jugperëndimi me shpejtësi deri 7m/s./Gazeta Alo/