Fjalë Kyçe

Befason moti, këto janë temperaturat për ditën e sotme

Sot në mëngjes do të ketë reshje të dobëta shiu dhe bore, ndërsa në ultësira do të ketë mundësi për mjegull.

Java do të karakterizohet nga depërtimet e vorbullave ciklonike nga Atlantiku mbi Itali dhe rajonin tonë, që si pasojë do të sjellin mot të ndryshueshëm, me vranësira, intervale me diell dhe reshje shiu e bore, vende-vende edhe shi të akullt.

Në aspektin termik, vendi ynë do të ndodhet ndërmjet masave të ndryshme ajrore, atyre të ftohta mbi Evropën Qendrore dhe të ngrohta nga Mesdheu jugor, që do të ndikojnë në rritje të temperaturave pak përmbi vlera mesatare.

Vlerat e kualitetit të ajrit do të mbeten kryesisht rreth vlerave të pashëndetshme, mirëpo me qarkullim të mjaftueshëm ajror mund të zbresin edhe në vlera normale.

Temperaturat e ajrit do të shënojnë rritje. Minimalet do të luhaten nga -2C deri në 0C, e maksimalet nga 5C deri në 7C, e në fundjavë me tendencë të rritjes edhe deri në 10 gradë Celsius.
Do të fryjë erë drejtimesh të ndryshme mesatare dhe mesatarisht e fuqishme 5-13m/s. Shtypja atmosferike do të mbetet kryesisht nën vlera normale.