Fjalë Kyçe

Bëni kujdes! Temperatura të larta sot në Kosovë

Bëni kujdes! Temperatura të larta sot në Kosovë

Vendi ynë do të vazhdoj të mbetet nën ndikimin e masave të qëndrueshme me origjinë nga Afrika e Veriut.

Kjo situatë meteorologjike do të mundësoj mot të kthjellët, përjashtuar ditën e enjte, ku rrëzë maleve do të paraqiten vranësira të herë pas hershme, kryesisht në mesditë dhe orët vijuese.

Sipas Institutit Hidrometeorologjik të Kosovës (IHMK), temperaturat priten të  shënojnë rritje, krahasuar me ditët e fundit, duke lëvizur ndërmjet 12-16 gradë minimalet dhe 32-35 gradë maksimalet.

IHMK ka bërë të ditur se do të fryjë erë kryesisht nga lindja dhe verilindja e lehtë deri mesatare.

Indeksi UV mbetet shumë i lartë, prandaj, kontakti me rrezet direkt të diellit nga ora 9-17 mundësisht të jetë sa më i kufizuar.