Fjalë Kyçe

Bien temperaturat në ditët e para të majit

Bien temperaturat në ditët e para të majit

Ditët e fundit të Prillit ishin me diell dhe temperatura të larta të cilat arritën deri në 25 gradë celsius.

Por, sipas të dhënave të Institutit Hidrometeorologjik të Kosovës, dy ditët e para të majit do të karakterizohen me mot të ndryshueshëm që mund të sjell edhe reshje shiu.

Temperaturat minimale pritet të sillen rreth 5-7 gradë derisa më e larta pritet të arrij prej 16 deri në 18 gradë celsius.

“Do të mbajë mot i ndryshueshëm, me diell, vranësira dhe reshje shiu. Reshjet e shiut vende-vende do të shoqërohen me shkarkime rrufesh. Temperaturat minimale parashihen të lëvizin nga 5-7 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 16-18 gradë Celsius. Shtypja atmosferike mbetet ndjeshëm nën vlerat e normales. Do të fryjë erë kryesisht nga verilindja me shpejtësi deri 15m/s”, thuhet në raportin e IHMK-së.