Fjalë Kyçe

Borë e temperatura minus, ky është moti për pesë ditët e ardhshme

Borë e temperatura minus, ky është moti për pesë ditët e ardhshme

Do të mbajë mot i vranët dhe me intervale të gjata me diell.

Sipas Institutit Hiderometerologjik të Kosovës, prezenca e masave ajrore nga veriu do të ndikoj që në fushat termike të kemi rënie, sidomos në vlerat e minimaleve.

“Minimalet do të lëvizin ndërmjet -6 deri në -1 gradë, në viset malore për 2 gradë më ulët në dy vlerat ekstreme, ndërsa temperaturat maksimale parashihen të lëvizin ndërmjet 1-7 gradë Celsius.”

Ndërsa të hënën vende-vende parashihen fjolla të dobëta bore.

“Në mëngjes dhe gjatë orëve të vona të ditës parashihen ngrica, prandaj apelohet kujdes i shtuar pjesëmarrësve në trafik. Masat e ftohta mbeten prezent deri ditën e enjte, ku më tej parashihet ardhja e masave të ajrit nga jugu dhe jugperëndimi i vendit gjë që do të ndikojnë në rritjen e grafikut të fushave termike. Do të fryjë erë nga veriu dhe jugperëndimi me shpejtësi 1-6m/s.”m, thuhet në njoftimin e IHMK-së.

Mund të jetë një imazh i harta