Fjalë Kyçe

Dita e parë e tetorit nis me temperatura verore

Dita e parë e tetorit nis me temperatura verore

Parashikimi i motit për ditën e sotme.

Kjo javë po vijon me mot stabil, kryesisht me diell dhe temperatura verore, për shkak se përgjatë Mesdheut dhe rajonit tonë shtrihen fusha të presionit të lartë dhe masa të ngrohta ajrore.

Ngjashëm do të jetë edhe gjatë ditës së sotme ku moti në ditën e parë të muajit tetor parashikohet shumë i ngrohtë.

Temperaturat minimale do të lëvizin nga 10 deri në 11 gradë celsius, ndërsa maksimalet nga 26 deri në 28 gradë celsius.

Ndryshe, moti pritet të ndryshojë nga e enjtja ku priten rënie e ndejshme e temperaturave dhe reshje shiu.