Fjalë Kyçe

Ditët e para të 2022-tës me mot pranveror, por mësoni kur rikthehet i ftohti dhe bora

Ditët e para të 2022-tës me mot pranveror, por mësoni kur rikthehet i ftohti dhe bora

Nga mesi i javës shkurtimisht priten mundësi për shi e borë dhe rënie e temperaturës në Kosovë.

Prishtina Weather ka njoftuar për temperaturat që priten ta kaplojnë vendin.

Moti për ditët në vazhdim:

2.01.2021 – Butë dhe mot stabil parashihet të mbajë edhe në ditët e para të javës së parë të vitit 2022.

3.01 – Butë, kryesisht me diell, e pasdite dhe mbrëmje me vransira kalimtare. Orëve të mëngjesit, përgjatë ultësirave mundësi për mjegull.

4.01 – Mbetet mot i butë, me vransira e intervale me diell. Përgjatë ultësirave në mëngjes mundësi për mjegull ose mjegullinë.

5.01 – Butë, paradite pjesërisht vranët, e nga pasdita më shumë kthjellime.

6.01 – Kryesisht me vransira. Pasdite priten reshje shiu, e më vonë në mbrëmjes shndërrohen edhe në reshje bore.

7.01 – Më ftohtë, me vransira dhe intervale me diell. Deri në mbrëmje vransirat shpërndahen.Temperaturat mbeten mbi vlera mesatare deri nga dita e premte. Minimalet luhaten nga 0-4C, e maksimalet arrijnë deri në 12C e 13C, ditën e premte zbresin edhe në 4C, përcjell reporteri.net

Do të fryjë erë e lehtë dhe mesatare nga jugu e perëndimi 3-8m/s, e nga dita enjte nga verilindja 3-9m/s.

Shtypja atmosferike në rënie, e në pjesën e dytë të javës shënon rritje të shpejtë mbi vlera normale.