Fjalë Kyçe

Edhe sot temperatura të larta, ditëve në vazhdim breshër

Edhe sot temperatura të larta, ditëve në vazhdim breshër

Temperaturat në vendin tonë kanë shënuar rritje, mirëpo siç duket ditëve të nxehta në Kosovë po iu vjen fundi, shkruan Gazeta Metro.

Kështu po paralajmëron eksperti i metrologjisë, Sylë Tahirsylaj, duke thënë se edhe sot temperaturat në Kosovë do të jenë të mëdha deri në 38 gradë Celsius.

Nga dita e nesërme, e mërkurë Kosova do të karakterizohet me shi, shkruan Gazeta Metro.

“Vendi është në ndikimin e fushës së lartë të shtypjes atmosferike e cila në ditët në vijim nuk do të jetë e qëndrueshme. Duke filluar nga e mërkura do të ketë përkeqësim të motit i cili do të përcjellët me reshje shiu dhe deri në fund të javës temperatura do të zbresë për 10 gradë celsius”, ka deklaruar ai.

E nga dita enjte, Tahirsyla po deklaron se vendi mund të përballet me reshje breshëri ani se Kosova nuk ka sistem të mbrojtjes kundër reve dhe breshrit.

“Do të jetë shkarkime atmosferike dhe vende vende ka mundësi që të ketë edhe breshër. Meqenëse Kosova nuk sistem të mbrojtjes kundër breshrit dhe reve është në mëshirën e perëndisë. Do të ketë erë nga ana e veriut dhe verilindjes dhe stuhi të furishme që më të theksuarat do të jenë në rrafshin e Dukagjinit”, thotë eksperti i meteorologjisë në Kosovë, Sylë Tahahirsylaj.