Fjalë Kyçe

Ky është moti për 28 nëntor

Ky është moti për 28 nëntor

Nesër do të mbajë mot i vranët dhe me intervale me diell.

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës ka bërë të ditur se në pjesën veriperëndimore të Dukagjinit parashihen riga lokale të shiut.

“Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 3-4 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 13-15 gradë Celsius. Do të fryjë erë kryesisht nga jugperëndimi me shpejtësi 1-6 m/s.”, njofton IHK.