Meteorologu Sylë Tahirsylaj, bëri një deklaratë interesante duke u bazuar në shprehjen popullore “Po shkunden plakat”.
Ai tha se ishalla nuk shkunden të rejat se bëhet kijameti, duke u përgjigjur në pyetjen e autorit të emisionit Gazmend Syla, i cili e pyeti: “A janë këto plakat e fundit?”.
“Plakat e fundit janë këto. Ishalla nuk shkunden të rejat e bëhet kijameti”- tha Tahirsylaj.
“Hiç mos u tutni se nuk shkunden të rejat. E për plakat durojmë”- theksoi Tahirsylaj në klankosova.
Momentin interesant ndiqeni në minutën 5:30.