Fjalë Kyçe

Ja si do të jenë temperaturat javën e ardhshme

Ja si do të jenë temperaturat javën e ardhshme

Gjatë javës në vijim fusha të presionit të lartë që ndodhen në lindje të kontinentit, do të shtrihen edhe mbi rajonin tonë, që do të sjellin përmirësim të motit dhe intervale më të gjata me diell.

Ditën e hënë më vonë pritet të depërtojë një front i ftohtë mbi rajon, që mund të sjellë mundësi për riga lokale shiu, kryesisht rreth viseve malore.

Nga dita e mërkurë, nga Mesdheu do të depërtojnë rryma të ngrohta ajrore që do të fillojnë të rrisin temperaturat mbi vlera mesatare.

Nga mesi i muajit, sipas parashikimeve të fundit, pritet të depërtojnë masa të ftohta ajrore nga verilindja e kontinentit që mund të zbresin ndjeshëm temperaturat edhe nën vlera mesatare.

9.09 – Paradite kryesisht me vransira, e gjatë ditës vransirat do të shpërndahen. Rreth viseve malore mundësi për riga lokale shiu.

10.09 – Pjesërisht vranët. Në mëngjes freskët.

11.09 – Më ngrohtë, kryesisht me diell. Pasdite rreth viseve malore mundësi për riga lokale shiu.

12.09-13.09 – Ngrohtë, të enjten pjesërisht vranët, me intervale më të gjata me diell. Ditën e premte kryesisht kthjellët dhe me diell.

Temperaturat minimalet do të luhaten nga 11C deri në 15C, e maksimalet nga 26C deri në 29C.

Do të fryj erë e lehtë dhe mesatare nga jugperëndimi 4-9m/s, e nga dita e martë e lehtë dhe mesatare nga verilindja 2-8m/s.

Shtypja atmosferike gradualisht do të rritet mbi vlera normale.