Fjalë Kyçe

Javë me mot jostabil, kohëpaskohe shtrëngata me shi

Javë me mot jostabil, kohëpaskohe shtrëngata me shi

Vendi ynë gjatë kësaj jave vazhdon të mbetet nën ndikimin e fushave jostabile të presionit të ulët. Në fillim të javës një qelulë e presionit të ulët me masa të ftohta ajrore do të përshkojë veriun e rajonit tonë, ku do të ndikojë në ulje të lehtë të temperaturave. Në përgjithësi parashihet të mbajë mot jostabil gjatë gjithë javës me reshje lokale shiu dhe zhvillime të shtrëngatave.

7.05 – Mot me vransira dhe intervale me diell. Pasdite priten shtrëngata të shpërndara me shi. Vende-vende reshjet parashihet të jenë më intenzive.
8.05 – Mot pjesërisht i vranët. Vetëm rreth viseve malore, pasdite mundësi për riga lokale shiu me bubullimë.
9.05-10.05 – Mot me vransira dhe intervale me diell. Të mërkurën pasdite priten shtrëngata të shpërndara me shi. Ditën e enjte, paradite reshje të dobëta shiu, e gjatë ditës priten zhvillime të shtrëngatave të shpërndara me shi.
11.05 – Mot kryesisht me vransira, pasdite me reshje lokale shiu, vende-vende mundësi për bubullima.

Edhepse në fillim të javës parashihet rënie e lehtë e temperaturave, megjithatë ato mbeten mbi vlera mesatare. Minimalet do të luhaten nga 9C deri në 13C, e ato maksimale do të luhaten nga 19C deri në 22C.
Do të fryejë erë mesatarisht e fuqishme nga verilindja dhe jugperëndimi 2-8m/s.
Shtypja atmosferike, do të luhatet kryesisht rreth vlerave normale, e nga mesi i javës do të pësojë rënie.