Fjalë Kyçe

Keni plane për pushime? Surprizon moti këtë shtator, temperaturat…

Keni plane për pushime? Surprizon moti këtë shtator, temperaturat…

Sinoptikania Adiola Bani në një lidhje live për ‘News24’ deklaroi se edhe kjo javë në vijim do të shoqërohet me temperatura të larta, që do të shkojnë nga 36-37 gradë celsius.

Bani tha se duke nisur nga e enjtja do të kemi vranësira dhe rrebeshe shiu, por temperaturat do të jenë të larta.

“Deri në mesin e kësaj jave do të mbetemi me temperatura të larta. Do të kemi mot të kthjellët, përjashtuar në orët e pasdites. Deri ditën e mërkurë nuk pritet të kemi reshje. Gjë e cila do të bëjë që moti të mbetet me temperatura të larta. Edhe e marta dhe e mërkurë mbeten me temperatura të larta. Mesdita parashikohet 36-37. E enjtja do të na sjellë ndryshime termike. Do të na sjellë vranësira, rrebeshe shiu herë pas here dhe rënie të ndjeshme të temperaturave duke i zbritur vlerat e temperaturave në 31-32 gradë celsius. Reshjet në fundjavë do të fokusohen në zonat malore. Temperaturat e larta do të vijojë të mbeten deri në datë 20. Më pas do të kemi mot të freskët.”, tha Bani.

Ndaj, të gjithë ata që kanë menduar të kalojnë disa ditë pushime në plazh, kanë ende mundësi të shijojnë rrezet e diellit.