Fjalë Kyçe

Këto janë temperaturat për dy ditët e ardhshme

Këto janë temperaturat për dy ditët e ardhshme

Duket se këtë vit në Kosovë nuk do të ketë fare dimër.

Parashikimi i motit për dy ditët e ardhshme sheh mot të mirë, me vranësira të pjesshme dhe me rreze të diellit ku temperaturat pritet të shkojnë deri në 10 gradë celsius.

“Dita e enjte do të karakterizohet me mot me mjegull pothuaj në pjesën më të madhe të rrafshit të Kosovës, pjesa tjetër e Dukagjinit do të ketë më pak mjegull dhe më shumë intervale me diell. Temperaturat minimale parashihen të lëvizin ndërmjet -1 deri 2 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 6-10 gradë Celsius. Të premten do të mbajë mot me vranësira dhe intervale me diell. Vranësirat vende-vende parashihen të shoqërohen me riga të dobëta dhe të izoluara shiu. Do të fryjë erë nga drejtimi i jugperëndimit me shpejtësi 1-4m/s. Bazuar në këtë situatë meteorologjike dhe prezencën e masave anticiklonike, cilësia e ajrit vazhdon të mbetet në vlerat e pashëndetshme. Reshje shiu të karakterit frontal parashihen të fillojnë ditën e diele e tutje”, thuhet në parashikimin e IHMK-së.