Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës ka bërë të ditur se nesër do të mbajë mot i vranët dhe me kthjellime, shkruan GazetaAlo.
Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet -8 deri -5 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 1-3 gradë Celsius.
Shtypja atmosferike vazhdon të jetë në rritje, ndërsa do të fryjë erë nga juglindja e lehtë deri mesatare.
Sasitë e reshjeve të borës së fundit kanë shënuar këto vlera:
Prishtinë 11 cm
Pejë 16 cm
Podujevë 34 cm
Mitrovicë 13 cm
Ferizaj 24 cm
Ndërsa në viset malore sasitë e reshjeve kanë lëvizur ndërmjet 40-60 cm.