Fjalë Kyçe

Ky do të jetë moti për ditën e nesërme

Ky do të jetë moti për ditën e nesërme

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës (IHMK), ka bërë të ditur se gjatë ditës së nesërme në vendin tonë do të mbajë mot kryesisht i vranët dhe vende-vende me rreze dielli.

Sipas IHMK-së, vranësirat gjatë ditës së nesërme do të shoqërohen me reshje shiu dhe bore, reshjet më të theksuara priten në jug dhe jugperëndim të vendit, ndërsa pjesët tjera do të kenë reshje të intensitetit mesatar.

Temperaturat minimale parashihen të lëvizin ndërmjet -1 deri 2 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 2-6 gradë Celsius.

Fushat barike mbesin me vlera të mbi normales, por kjo situatë meteorologjike mundëson që cilësia e ajrit të vazhdoj të mbetet e mirë.

Do të fryjë erë kryesisht nga verilindja dhe veriperëndimi me shpejtësi mesatare deri 5m/s, por që herë-herë shpejtësia e saj mund të kaloj mbi 12 m/s.

Më poshtë ju sjellim tabelat me temperaturat minimale dhe maksimale për ditën e nesërme në qytetet kryesore të vendit.