Fjalë Kyçe

Ky do të jetë moti për nesër në Kosovë

Ky do të jetë moti për nesër në Kosovë

Sipas Institutit Hidrometeorologjik të Kosovës, nesër do të mbajë mot kryesisht i vranët dhe vende-vende me riga shiu, kryesisht në Dukagjin ndërsa pjesa tjetër e territorit mbetet nën ndikimin e vranësirave kalimtare.

“Temperaturat minimale parashihen të lëvizin ndërmjet 0 deri 2 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 6-9 gradë Celsius. Shtypja atmosferike shënon rritje, dukshëm mbi vlerat e normales. Do të fryjë erë nga drejtimet e ndryshme me shpejtësi deri 6m/s”, thuhet në njoftimin e IHMK-së.