Fjalë Kyçe

Ky është parashikimi i motit për ditën e diel

Ky është parashikimi i motit për ditën e diel

Instituti  Hidrometeorologjik i Kosovës ka njoftuar për motin që do të mbajë nesër në vend.

IHMK ka bërë ditur se  temperaturat minimale do të shkojnë -9 gradë celsius, raporton lajmi.net.

Ato maksimale priten të arrijnë deri në 2 gradë celsius.

“Do të mbajë mot me vranësira të shpërndara dhe me diell. Rrezet e diellit nuk do të ndikojnë në ngritjen e temperaturave, pasi që masat e ajrit me origjinë arktike vetëm çka do të jenë më të fuqishme dhe si pasojë, do të ndikojnë në uljen e temperaturave në të dy vlerat ekstreme”, thuhet në njoftim.

“Temperaturat minimale parashihen të lëvizin ndërmjet -9 deri -5 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet -2 deri 2 gradë Celsius. Do të fryjë erë nga drejtimi i veriut dhe veriperëndimit , herë-herë me vrull, shpejtësia maksimale e së cilës do të arrijë deri në 11m/s”,  përfundohet në njoftim.