Fjalë Kyçe

Ky është parashikimi i motit për ditën e parë të muajit maj

Ky është parashikimi i motit për ditën e parë të muajit maj

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës ka njoftuar se sot në vendin tonë do të mbajë mot i ndryshueshëm, me diell, vranësira dhe reshje shiu.

Reshjet e shiut vende-vende do të shoqërohen me shkarkime rrufesh.

Temperaturat minimale parashihen të lëvizin nga 5-7 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 16-18 gradë Celsius.

Shtypja atmosferike mbetet ndjeshëm nën vlerat e normales. Do të fryjë erë kryesisht nga verilindja me shpejtësi deri 15m/s./Gazeta Alo/