Fjalë Kyçe

Ky është parashikimi i motit për ditën e sotme

Ky është parashikimi i motit për ditën e sotme

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës ka njoftuar se mbi vendin tonë sot pritet të mbajë mot kryesisht i vranët, me temperatura deri në 9 gradë Celsius.

Do të ketë reshje sporadike të borës, kryesisht në zonat malore.

Temperatura e mëngjesit do të jetë nga minus 4 deri në 1 gradë Celsius kurse ajo më e larta e ditës nga 5 deri në 9 gradë.

Të premten në mëngjes dhe pasdite, në pjesën më të madhe të vendit, do të jetë mot me re, në jug dhe në lindje, edhe me reshje të shkurtera të borës./Gazeta Alo/