Fjalë Kyçe

Ky është parashikimi i motit për ditën e sotme

Ky është parashikimi i motit për ditën e sotme

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës ka njoftuar se sot gjatë ditës në vendin tonë do të mbajë mot pjesërisht i vranët dhe me diell.

Vranësirat do të jenë kryesisht të shtrira në perëndim dhe veriperëndim të vendit, por nuk parashihen të sjellin reshje të asnjë forme për shkak se ato do t’i takojnë stadit të lartë të troposferës, shkruan Gazeta Alo.

Era do të fryjë nga Veriu 10 deri 35 km/h.

Ndërkaq, temperaturat do të lëvizin nga 2’C deri 13’C./Gazeta Alo/