Fjalë Kyçe

Ky është parashikimi i motit për ditën e sotme

Ky është parashikimi i motit për ditën e sotme

Vranësirat, sot parashihen të shoqërohen me reshje shiu dhe bore. Borë pritet të bie në perëndim të vendit, atje ku parashihet të fryjë edhe erë mesatare deri e fortë, ndërsa në pjesët tjera të vendit do të ketë reshje shiu e herë-herë edhe fluska bore.

Vendi më i nxehtë pritet të jetë Gjakova dhe nuk parashihet të ketë reshje, por kryesisht rreze dielli. Temperaturat minimale gjatë këtyre dy ditëve parashihen të lëvizin ndërmjet -1 deri 2 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 4-11 gradë Celsius.

Era do të fryjë nga veriperëndimi dhe në disa pjesë të territorit priten edhe masa nga jugu, shpejtësia e së cilës mundë të arrijë deri 19m/s, njofton Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës./Gazeta Alo/