Fjalë Kyçe

Ky është parashikimi i motit për ditët e ardhshme

Ky është parashikimi i motit për ditët e ardhshme

Sipas Prishtina Prishtina Weather mbeten kushte për shi edhe ditën e enjte por në fundjavë pak më ngrohtë me kthjellime dhe diell.

“29.09.2021 – Të enjten mbeten ende kushte për të reshura shiu, derisa edhe temperaturat pësojnë një rënie.  Riga lokale shiu mund të vazhdojnë edhe të premten në mëngjes, e gjatë ditës vransirat fillojnë të shpërndahen. Nga fundjava dhe ditëve të para të javës së ardhshme pritet përmirësim i motit, do të mbajë mot paksa më i ngrohtë dhe kryesisht me diell.”

Temperaturat minimale zbresin nga 13C në 5C ditëve të fundjavës, derisa ato maksimale, pas rënies ditën e nesërme në 17C, në fundjavë rriten deri në 21C, e të hënën edhe 23C.