Fjalë Kyçe

Ky është parashikimi i motit për dy ditët në vazhdim

Ky është parashikimi i motit për dy ditët në vazhdim

Masat e ajrit të cilat janë stacionuar javë më parë mbi Gadishullin e Ballkanit, do të vazhdojnë të mbesin

mbi vendin tonë deri me datën 4 shtator, duke e mbajtur ketë situatë termike me temperatura të larta.

Edhe pse në disa pjesë të Dukagjinit patë reshje të intensitetit të lartë, temperaturat maksimale nuk shënuan rënie te theksuara, por ato mbetën mbi vlerat e normales për periudhën që jemi, duke regjistruar rekord me temperatura mbi 30 gradë Celsius.

Muajin korrik që e lamë, ishte muaji më i nxehtë, sa i përket ditëve me temperatura mbi 30 gradë Celsius, por edhe muaji gusht e mbajti konstant, pothuaj gjithë atë valë të nxehtit Afrikan.

Do të ketë intervale të gjata me diell. Instituti hidrometeorologjik njofton se temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 14-16 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 30-33 gradë Celsius.

Do të fryjë erë kryesisht nga verilindja e lehtë deri mesatare./Gazeta Alo/